MENU
klinika

“Më mirë vetëm apo në një lidhje?”

Einxhel Shkira “hakmerret” ndaj Dj Dagz

21.07.2022 - 12:08

Çifti i krijuar në formatin “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, vijojnë të jenë mjaft të ndjekur dhe komentuar. Moderatorja dhe Dj i njohur, të cilët tashmë e ndajnë jetën mes Tiranës dhe Prishtinës për shkak të punëve dhe angazhimeve që kanë, publikojnë herë pas here foto dhe momente së bashku.

Së fundmi moderatorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të Dj Dagz, i cili po ngrihet nga gjumi. Nga mbishkrimi që Einxhel i ka vendosur postimit, kuptohet që kjo është një “hakmarrje” nga ana e saj për të gjitha herët që ai e ka ngritur nga gjumi.

“Më mirë vetëm apo në një lidhje? Kusuri për të gjitha herët të më ke thënë “Çohu”– shkruan Einxhel krahas videos, e cila mori menjëherë reagime edhe nga ndjekësit e saj.

Ndërkohë edhe vetë Dj Dagz ka lënë një koment ku shkruah shprehjen e famshme “Ëhat goes around, comes back around”, e cila përdoret si një metaforë për karmën, duke sugjeruar që njeriu duhet të korrë atë që mbjell.

Çifti kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi ndezën thashethemet se do të bëhen prindër. Gjithçka nisi nga një urim i Einxhel, i cili u mbyll me shkrimin “We love you”, që do të thotë “të duam” pra në shumës.

Edhe ky detaj shtoi dyshimet se dyshja janë në pritje të një fëmije Einxhel sqaroi gjithçka.

“Ja pra një test pozitiv”, shkroi ajo në një postimi në InstaStory, duke treguar se për momentin nuk është shtatzënë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë reagim pas largimit nga “Big Brother”

Beatrix në gjendje të rënduar psikologjike

“A i pëlqen dhëndri shoqërisë së nuses?”

Fjoralba Ponari tregon ç’mendon për Dj Dagz