MENU
klinika

Deklarata e ministrit serb

Ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Vuçiç, për sa kohë që…

23.07.2022 - 20:42

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi këtë të shtunë se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, për sa kohë shtetasi malazzez Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasje e Vuçiçit është e mundur, shkruan Danas.

“Përderisa (Radoje) Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë Vulin.

Ai shtoi se në rastin e klanit Veljko Belivuk është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.

“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, theksoi ai.

Radoje Zvicer konsiderohet një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera.