MENU
klinika

Pas thashethemeve të shumta për divorc

Emily Ratajkowski merr vendimin drastik

19.07.2022 - 10:23

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard kanë vendosur të shkojnë në rrugë të ndara pas katër vitesh martesë. Një burim i afërt me modelen Ratajkowski konfirmoi për revistën ‘People’ se çifti është ndarë.

“Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendimi i Emily. Ajo po shkon mirë. Ajo është e fortë dhe e fokusuar te djali i saj. I pëlqen të jetë nënë”- thotë burimi i brendshëm, duke shtuar se modelja ka në plan të bëjë kërkesë për divorc.

Fillimisht nisën spekulimet për një ndarje të mundshme javën e kaluar pasi modelja u duk pa unazën e saj të martesës. Ajo gjithashtu nuk e ka vënë në fotot e saj të fundit në Instagram. Thuhej se ajo po përgatitet të divorcohej nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh pasi ai dyshohet se e tradhtoi. Një burim i tha ‘Page Six’ se Sebastian është një ‘mashtrues serial’.

Dyshja konfirmuan lidhjen romantike në vitin 2018 pasi u panë së bashku në ditën e Shën Valentinit. Pas lidhjes për vetëm disa javë, modelja dhe producenti u martuan në një ceremoni surprizë në të njëjtin muaj. Më vonë atë vit, Ratajkowski zbuloi se çifti kishin qenë miq për një kohë përpara se të bashkoheshin.

“Ne e njihnim njëri-tjetrin për një kohë të gjatë më parë dhe atij i pëlqen të bëjë shaka ‘po të gjithë mendojnë se ne u martuam shpejt”- tha ajo.

Në mars 2021, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Sylvester Apollo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN