Erkand Qerimaj ka rilindur këtë vit. Peshëngritësi ynë, pasi u shpall kampion Evrope në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në Lojërat Mesdhetare, është vlerësuar edhe nga Presidenti Ilir Meta.
Kampioni shqiptar është vlerësuar me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila jepet për personat që arrijnë sukses të mëdha në fushat e caktuara, përfshirë edhe sportin.
“Një ditë shumë e lumtur! Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombetare, vjen vlerësimi!
Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë” – shkruan Qerimaj, duke publikuar edhe fotot e rastit.