MENU
klinika

"Nuk është edhe aq keq"

“Europa është e sëmurë”, ambasadorja franceze i përgjigjet Ramës

08.07.2022 - 11:28

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq në një intervistë në emisionin “Log” nga Endri Xhafo, në Abc News, është ndalur tek zhvillimet në Europë dhe luftën që po zhvillohet në kontinentin e vjetër.

Shqipëria është rreshtuar 100% kundër Rusisë dhe krah Bashkimit Europian në këtë “luftë” të re në kontinent, por ka vende në rajon si Serbia që nuk i ka hequr sanksionet ndaj Rusisë e cili prej muajsh ka sulmuar ushtarakisht Ukrainën duke shkaktuar një krizë të thellë në të gjithë botën.

Diplomatja franceze në Tiranë komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama se “Europa është e sëmurë”, teksa po diskutohej heqja e vetos bullgare ndaj Maqedonisë.

“E kujtoj shumë mirë shprehjen që u tha në atë moment. Ishte gjatë konferencës së shtypit që pasoi takimin e 6 vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me 27 anëtarët e BE-së. Këto janë shprehjet e tij, është i lirë. Unë mendoj se kur kemi 27 vende anëtare që nuk janë pak, që me vullnet të njëjtë miratojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe pranojnë në fund tu mbyllet rubineti i gazit dhe thonë “Ok, po ndalojmë edhe naftën ruse”, unë mendoj se situata nuk është edhe aq e keqe”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"BE-ja ka humbur dy kriza pa bërë asnjë hap para..."

Rama intervistë për gazetë holandeze “De Volkskrant”


Atentati me katër viktima në Dobraç

AMP arreston 4 punonjës të policisë Shkodër

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

Vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit/ “Shumica derdhin lot krokodili”

Rama: Salla e Parlamentit është shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj!