09.07.2022 - 10:51
Qindra besimtarë myslimanë në qytetin e Korçës në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar xhamisë të vjetër historike Iljaz Bej Mirahori në qytet për të falur namazin e Kurban Bajramit.
Ceremonia filloi me ligjëratat e mbajtura nga imamët dhe më pas programi vijoi me faljen e namazit të Kurban Bajramit.
Ceremonia u mbyll me një lutje te përbashkët ku besimtarë të shumtë kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin mesazhin e paqes, begatisë për çdo familje shqiptare.