MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar mbetet në merkato

Fat i keq për Brojën, dëmtohet në seancën e parë

15.07.2022 - 13:40

Nuk është e thënë që Armando Broja të tërheqë vëmendjen e trajnerit Thomas Tuchel. Ylli kuqezi u bashkua me pjesën tjetër të ekipit në SHBA më 13 korrik, por ka qenë i pafat.

Ai ka pësuar një dëmtim dhe ka bërë që të largohet nga seancat stërvitore me këmbën në protezë dhe me mjet transporti, dukshëm e kishte të vështirë të lëvizte, të patën kështu duket nga pamjet.

Nuk është ende e qartë shkalla e dëmtimit, por sigurisht nuk ishte kjo që të gjithë shpresonin. Kjo është një periudhë e rëndësishme për Brojën dhe për fatin e tij me klubin e Chelsea.

Në të njëjtën kohë, emri i Brojës vijon të jetë fiks në tregun e transferimeve, ku West Ham, Everton dhe Napoli po ndjekin nga pranë situatën e “bomberit” kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri i Kombëtares në Premier League

Klubi anglez zyrtarizon Thomas Strakoshën


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin