Max Verstappen me Red Bull triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1, duke thelluar edhe më tej diferencën me rivalët e tij në duelin për titullin kampion.
Në podium bashkë me Verstappen u ngjitën edhe dy pilotët e Mercedes, me Lewis Hamilton (i dyti) dhe George Russell (i treti). Piloti holandez e nisi garën nga vendi i dhjetë, por arriti të rikuperojë në pistë, duke përfituar edhe nga strategjia e gabuar që Ferrari ndoqi me Charles Leclerc.
Ky i fundit u klasifikua në vendin e gjashtë, kjo edhe për shkak të një strategjie jo fort të mirë, duke montuar gomat e forta dhe kryer një “pit stop” më shumë se rivalët (Sainz me Ferrari tjetër i katërti). Për sa i përket garës, ajo pati mjaft momente interesante, ku për 30 xhiro u kryesua nga George Russell, që e nisi atë edhe nga “pole” që siguroi dje.
RACE CLASSIFICATION (LAP 70/70)
Starts P10, finishes P1 – what a drive from @Max33Verstappen 👏👏👏#HungarianGP #F1 pic.twitter.com/qQp0ZJFCom
— Formula 1 (@F1) July 31, 2022
Në momentin që u parakalua nga Leclerc, vjen strategjia e gabuar e “kokëkuqes”, që penalizon pilotin e saj dhe i jep mundësi Verstappen e dy makinave Mercedes ta parakalojnë. Hera-herës gjatë garës ranë disa pika shiu, të papërfillshme për të ndikuar në ndryshimin e strategjisë.
Gjithsesi, një garë ku Ferrari bëri “vetvrasje” me strategjinë e vet, që e penalizoi shumë, duke mos u ngjitur dot në podium. Ndërsa Verstappen fiton pa shumë mund dhe komandon renditjen e botërorit, duke shijuar pushimet verore.