MENU
klinika

Dorëzohet Manchester United

Fiksohet çmimi për Ronaldon, menjëherë “sulm” për të

07.07.2022 - 15:41

Vetëm një vit pas kthimit në Old Trafford, Cristiano Ronaldo po planifikon transferimin e radhës, sepse ka dëshirë të luajë në Champions League, kompeticion në të cilin Djajtë e Kuq nuk do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm.

Manchester United ka thënë në fillim se nuk kishte ndërmend ta shiste Ronaldo-n, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe se do të pranonin të linin të largohej para një oferte prej 15 milionë eurosh.

Pasi kanë qarkulluar zëra për një kthim tek Juventus-i, transferim te Bayern Munich dhe Napoli, e ardhmja e CR7 duket se do të vazhdojë të jetë në Premier League.

Chelsea i Todd Boehly e ka seriozisht dhe, në fakt, duket se është hedhur në sulm pas një takimi me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes. Bluetë janë gati të mbyllin operacionin për blerjen e Cristiano Ronaldo-s. Pronarët e rinj amerikane po përgatisin një ofertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tifozët të ndarë për sulmuesin portugez

“AS” trondit Madridin, Cristiano Ronaldo drejt Atleticos


Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi