MENU
klinika

Nxehet merkatoja

Firmoset kontrata e dytë më e shtrenjtë në NBA

09.07.2022 - 11:45

Merkato në NBA vijon me transferimet apo rinovimet dhe surprizat nuk mungojë. Skuadra e Washington ka rinovuar edhe për pesë sezone të tjera marrëveshjen me Bradley Beal.

Në tre sezonet e ardhshme ai do të arkëtojë 251 milionë dollarë, duke u bërë kontrata e dytë më e shtrenjtë në historinë e NBA-së pas saj të Nikola Jokic, firmosur pak ditë më parë (270 milionë dollarë në 5 vite).

Me dy vite ka shtyrë kontratën edhe Damian Lillard, që do të vijojë të qëndrojë te Portland. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2025, ndërsa e reja skadon në vitin 2027. Ai do të përfitojë 122 milionë dollarë me kontratën e re.

Me një vit rinovon kontratën me Miami Heat edhe Victor Oladipo. Ai do të arkëtojë 11 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm. Skuadrat e Lakers dhe Brooklyn po përpiqen të bindin San Antonio të përfshihet në një marrëveshje treshe për të kryer transferimin e Kyrie Irving në Los Angeles.

Kjo marrëveshje do të sjellë edhe transferimin e Russell Westbrook te San Antonio. Spurs, për të marrë yllin e Lakers, duhet të heqin dorë nga tre lojtarë: Doug McMermott, Josh Richardson dhe Jakob Poeltl.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historike në basketbollin amerikan

Rekord në NBA, regjistrohet kontrata më e shtrenjtë