MENU
klinika

Dyshime për drogë

Furtunë arrestimesh në Portin e Durrësit

17.07.2022 - 10:58

Furtunë arrestimesh në Portin e Durrësit në lidhje me rastin e një kontejneri me banane të ardhur nga Amerika Latine ku dyshohet se ishte fshehur një sasi lënde narkotike.

durres-1

Policia bën me dije se në pranga janë vënë 20 persona, prej të cilëve 18 janë punonjës të forcës së sigurisë portuale, një punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane dhe shoferi i po të njëjtës kompani.

Nga hetim ka rezultuar se kontejneri ka qenë i paplumbosur me plumbçe, një procedurë për sigurinë e tyre para kontrollit.

Pasi është hapur kontejneri është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane dhe se brenda tij mungonin disa arka.

Tashmë policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje për të vënë para përgjegjësisë personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Njoftimi i policisë

Kontrolle intensive per parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Task Forca permanente e përbashkët, e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, konstaton një kontenier të paplumbosur të ngarkuar me banane.

Arrestohen në flagrancë 20 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– J. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

– G. H., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durresit;

– A. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;

– S. P., 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– A. Q., 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– K. D., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– M. D., 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– K. L., 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– Sh. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. Xh., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– V. K., 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– R. B., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;

– A. B., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

– Gj. D., 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– Sh. E., 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Siguriseëë Portuale, në Portin e Durresit;

– P. T., 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:

– A. M., 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;

– N. A., 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se siperfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të persnave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin