MENU
klinika

Analiza satirike/ “Me Zef Mazin ç’pate!?

Gjekmarkaj: Babo, festën e Amerikës e ktheve në demaskim të armiqve të brendshëm!

28.07.2022 - 20:59

Babo nuk doja, kurrsesi nuk doja po rixhatë e shumta të kolegëve andej e ketej ma thyen zemren dhe betimin. Majko me shënja, “jepi ç’pret”, Damo me sy, “nxito, hë te keqen” ,Tao me zë, “nuk mund të heshtesh” , Shalsi “si do e lësh Babon pa buken e perditshme?”, Etilda me pikellim muzgu, “mos na e bëj këtë, jemi sjellë mirë me ty, të kemi duruar si zhegun ndaj mos na prit në besë siç ju ka dalë nami në parti”!

Andej nga banka ku rri ti me vezireshat e vezirushet e paket ngjante si natë vaji “moj e bukura Kronikë si të pashë e më s’të lashë, si të lashë e me s’të pashë”! Mu t’hollua shpirti. U preka. Nuk mbajta më. A durohej perhumbja e pashpresë e Nikos? Po vuajtja pa horizont shelbimi e Çuçit? Po Bores kush ja zëvendëson atë gezim nëse aty nuk gjindet ku tjeter? Po pertesen e Margaritit per te folur per Butrintin me koken mbi re kush e shquan? Po trenin dhe lodrat e Gent Cakes kush ja shtie në mend Oltes që na bashkoi partinë si tabele qitjeje?

Po marazi i Krifces? Ah mor Babo ç’të shihja sot në korridor , Greta Bardeli Gjoni dhe Zef Hila si Bac Pencer sa një bina i kishin zënë rrugen Frides dhe hesap i lypnin per fushat e Shkodres djerr, per lopet që kishin humbur burrat nga mbarështimi online, per naften e plot të tjera. Në kini zot ndaluni u thashë ku veni? Boll e ka gervishtur Braçja me çaponj !! Se di sa me degjuan! Timen e bëra.

Vetem Vllai, Mimi di Puccini nuk jepte shënja jete, me sheh si hasem , me pikon xhani gjak, edhe pse nga një trung kulturor.

Të gjithë duan kroniken lum Baboja. Të mitë po kaq se shumëkujt po i harrohet emri në rropamat e perçarjes. Saimir Korreshi tha kam blerë një kuintal shalqi Lushnje eja e freskohu. Eralda Taso Bane qeshi me fuqinë e shakasë si kontribut në dhimbjet tona. Dash Sula mungonte e bashkë me të eleganca. Përballe dilemave të tilla falet gjaku jo më një shkrim me romuze.

Dita sot filloi me ngjarje. Festuam 100 vjetorin e marrdhenjeve me SHBA-të. Qeshë edhe unë në rresht të parë si Pasha kur ja behe ti me një dolloma të gjatë rozë , sytë çakërr miletit.

Luli të pa me indiferencë të permbajtur e mall të shtuar. Kohet e zamanit i kalonin neper fiqir. Meta vënger e nuk nginjej po të shihte të pjekur në hedh si shën Andrean. Paska leshuar pellumbat Babo mermeriten ca aty po Elisa i pa venger. Nuk qe shikim por flakë.

Ndersa u ndriu nuri të gjithave shoqeni e motrani të pranishme aty që tek xhaketa jote zylmen e partisë gjeten. Në lajme e resme ata të nahisë sime me kishin bërë hasha, askund unë. I turperoj dreqerit se helbete , i konsumuar në politikë e pushtet, i panjohur per miletin nga mediat.

Se kisha vënë re po ai qerrata Salian me naivitetin që e karakterizon që pranë çdo zjarri ujë hedh e jo fuçi benxine me tha, ashtu e kështu. Yt i paudhë i thashë. Me jep të shtyren më honet e ngasjes kur ata janë të gjithë shpirtdlirë.

Ti Babo festen e Amerikës e ktheve në demaskim të armiqve të brendshëm. Ta dinë keta amerikanet sa hileqarë jemi ne këtej që një dy themi “hallall me rrejte kaurrin” ! Po e zënë lepurin me qerre ata edhe kur palë palë rendin per ti gënjyer gjasme në garën kush është më pro, kush info me qelibar çon, kush tradhtar të kauzës tjetrin shpall!

Qeshin me politiken tonë të madhe kabà e me perbetimet tona edhe më. E madhe ajo e uruar Amerikë po t’ja hidhnin çamarroket e vegjël do ishte shuar nga mot. Sot i bëre të gjithë kureshtarë hyre në kafe dy herë Babo. Ngjarje e madhe. Babo gju me gju.

Nuk pipetiu as miza. Të tutë saken se guxonin të afroheshon edhe se shpirti jua lypte me shumë se frymëmarrjen. Kur Manastirliut i dhe ymer e gezim duke e thirrur u iku boja të tjerve. Xhelozia si topat e nemces ra mbi aro fytyra engjullore deri atë çast.

Pamja në seance qe e trishtë. Ulsiu kafshonte buzen që mos të ngasherehej. Me ju dhimbtë gurit e drunit ishte bë. Ikja e Beles për në qiellin e shtatë të Qeverisë, e kishte lënë atë kuk mes Delines që qesh kot dhe Evisit që hesht plot. Gjithëkush qan hallin e vet. Ti hoqe Tigrushin për arsyet e tua. Disa thonë se çoi dosjen e inceneratorve tek LSI ca se Spaku pas dere nejse e di vetë ti punen tënde po mua me fike. Kronikat e mia pa Tigrushin janë si malet pa kurore, si fushat djerr, si ora pa zemrek , si tava pa levrek ! Tani vetem Tezja me frazat si karritë më ka mbetur ashtu e vrerosur, me shikimin rrepirë dhe plot munxë! Se mos ma heq dhe atë e pastaj mbeta si kukudh me laps në dorë. Ti bëj sh…. kronikes.

Lamtumirë Tigrush. E lehtë të qoftë lendina pas daljes nga kronika. Nga sot je vetëm lexues i saj! Po me Zef Mazin ç’pate!? Allah allah e zëvendësove me Ciun. Po kjo nga u gjet o Babo dermani?

Pas votimit u kthyem prapë në kafe kur hop ti prapë aty njerzor deri në dhembje. Ç’të shihnim Ulsiun që qante në krahet e t’u dhe ti që i gugasje ëmbel tek veshi , mos qaj xhan mos qaj, me Belen do takohesh perseri po ai s’donte t’ja dinte! Shyqyr që erdhi Paulini dhe i vikati nuk qajnë burrat more haram dhe pushoi.

Thashë se plasi, gjithë ajo vapë e kaq lotë. Por edhe dashuria e fjala jote i ra si balsam pas asaj pamje shafran. Nën ketë shembull u pajtuam edhe unë me Fatmirin, nuk e mbajti zemra ndarjen. Doktori erdhi të bëri rezil e iku tek Mirdita e Lindites e cila trazohet nga paudhesitë. Kosta i Gramozit dhe i saj sot ishtë i zymtë katran. Gaz Bardhi mungoi. Grida rroku me sy mungesen pa guxuar ta shprehe mallin. Xhindja molepset në nostalgjira.

Luan Baçi e Luçiano Boçi që mos bëfshin hajer mor Babo kur unë të pershendeta , ata seç bënin, mendova se kruheshin , por jo preknin ca vende kunder terrsit. Leshuan një ah lehtesuese se po të uleshe aty çfarë do i thonin Doktorit ! E madhe do qe belaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Babo i lëshoi llafet si gardalina nga kafazi!”

Ironia e Gjekmarkajt: U zbehe nga frika mos të hynte me dacka Doktori!