14.07.2022 - 12:02
Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj, në Elbasan.
Policia njofton se viktimë është 78-vjeçarja L. M., e cila jetonte e vetme.
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 14.07.2022, rreth orës 10:40, në lagjen “Kongresi” Elbasan, është gjetur e pajetë në banesën e saj, shtetasja L.M., 78 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.