26.07.2022 - 15:57
Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit, rreth orës 14:oo të ditës së sotme.
Policia njofton se shtetasi me inicialet L. C., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Njoftimi:
Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.