MENU
klinika

"Isha një djalë i trishtuar"

Gjyqtari i FIFA-s del hapur që është homoseksual

09.07.2022 - 11:34

“Unë jam homoseksual, meshkujt më tërheqin. Futbolli është sporti në të cilin jam rritur, por që e urreja thellë, sepse nuk e duroja dot ambientin e tij plot maskilizëm dhe paragjykime.

Për këtë arsye, për të mbijetuar, krijova një version të rremë të vetes. Por po, jam homoseksual, më në fund jam vetvetja, një person normal. Dhe ti nuk je më i mirë se unë, vetëm sepse të pëlqejnë femrat”.

Me këto fjalë, në një podcast të rrjetit “Globo”, Igor Benevenuto, një brazilian 41- vjeçar me më shumë se 50 ndeshje në elitën e futbollit të vendit të tij, është arbitri i parë ndërkombëtar i FIFA-s në aktivitet që del dhe deklaron hapur homoseksualitetin e tij.

“Futbolli është për burrat, – janë fjalët e tij, – shumë mendojnë kështu, por unë e dija që në adoleshencë se isha homoseksual. Kështu që e kalova jetën duke sakrifikuar veten për t’u mbrojtur nga dhuna fizike dhe emocionale e homofobisë.

Përfundova në një nga hapësirat më armiqësore ndaj homoseksualëve, në futboll. Por për të pasur miq duhej të tregoja se isha i drejtë, kështu që luajta rolin tim. Familja dhe miqtë më çuan në stadium, por ishte torturë. Unë u përpoqa gjithashtu të kisha marrëdhënie me vajza, por po mashtroja instinktet e mia.

Feja ishte shumë e pranishme në familjen time. Në Bibël thuhet se një burrë që shkon me një burrë tjetër është mëkatar. Prandaj mendova për një kohë të gjatë se diçka nuk shkonte me mua, isha një djalë i trishtuar” – përfundon rrëfimin Benevenuto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN