MENU
klinika

Në pranga vajza e një politikani!

Goditet grupi i trafikut të kokainës në Mykonos

08.07.2022 - 11:24

E bija 21-vjeçare e një politikani nga Maqedonia e Veriut, e cila kishte nisur edhe karrierën si modele, raportohet të jetë anëtare e një bande që furnizonte me kokainë “spaçatorët” në ishullin e mirënjohur të Mikonos.

Vajza, që njihet edhe si influencere në Instagram është arrestuar së bashku me një DJ të mirënjohur libanez që vjen nga një familje e pasur dhe që jetonte në ishull, pasi shisnin lënë narkotike në lokalet e natës.

Në bandën që “shkatërroi” Policia e Mikonos, siç zbulon protothema.gr, përveç biondes simpatike 21-vjeçare dhe DJ libanez është vënë në pranga edhe kreu i grupit, një 34-vjeçar nga Shkupi, por edhe krahu i djathtë i tij një 35-vjeçar po nga Maqedonia e Veriut.

Oficerët me përvojë të Mykonos Security arritën, pas informacioneve, të mbërrinin në gjurmët e unazës së tregtarëve të Shkupit, të cilët u paraqitën si portierë dhe me pretekstin se i shërbenin klientelës së ishullit kozmopolit, e kaluan “zonjën e bardhë” në “vrimat e hundës” të turistëve të shumtë.

Sipas dosjes, policia greke kishte kohë që po vëzhgonte bandën e kokainës dhe rezulton se grupi nga Shkupi kishte role të dallueshme.

Në veçanti, 34-vjeçari si drejtues, me urdhrat e tij i udhëzoi bashkëpunëtorët se ku do të ruanin drogën si dhe mënyrën se si do ta bënin të disponueshme në treg duke mbledhur paratë nga shitja, ndërsa 35-vjeçari me ndihmën e influencueses seksi, babai i së cilës është politikan dhe nëna avokate kishin marrë përsipër kontaktin me klientët.


Oficerët me përvojë të policisë së Mykonos Security, caktuan mëngjesin e së mërkurës si ditën e bastisjes për të kapur grupin dhe për t’i dhënë fund aktivitetit. Kështu që herët në mëngjes dhe teksa nga monitorimi mësuan se “treshja” e portierëve po përgatisnin valixhet për të lëvizur nga akomodimi ku po qëndronin në drejtim të panjohur për të mbuluar gjurmët, vendosën të ndërhyjnë.

Në orën 14:55, teksa personi që ishte krahu i djathtë i liderit hipi në një motoçikletë të marrë me qira dhe shkoi ta takonte në një dyqan në Klouvas ku ndodhej me modelen bjonde, ata i bastisën dhe i arrestuan.

Në hetimet që kryen u gjetën dhe sekuestruan 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e kontakteve të tyre.

DJ libanez, 36-vjeçari që ishte klient i kartelit të kokainës nga Shkupit posedonte 3.7 gramë kokainë dhe kur është marrë në pyetje nga policia ka zbuluar skemën si funksiononte grupi duke i “shitur” ata.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi