Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e Sebastien Haller nga Ajax. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë me klubin gjerman ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Haller në sezonin e fundit shkëlqeu me Ajax në Eredivisie, duke qenë golashënuesi më i mirë me 21 gola. 28-vjeçari regjistroi një sezon të mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Ai u rendit si golashënuesi i tretë më i mirë, me 11 gola.
Borussia Dortmundi besohet se ka shpenzuar 31 milionë euro për transferimin e Haller. Ajax tashmë është në kërkim të një sulmuesi me karakteristikat e Haller dhe Armando Broja është future në rreth nga gjiganti holandez.
Drejtuesit e Ajax mendojnë ta marrin në fomë huazimi me detyrim blerje në fund të sezoni. Gjithsesi, për Brojën ka shumë konkurrencë, pasi Newcastle dhe West Ham janë gati të paguajnë që sot për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar.