MENU
klinika

"Shqipëria mund të mbështetet te BE"

Hapja e negociatave/ Josep Borrell flet për sulmin kibernetik

19.07.2022 - 12:12

Shefi i politikës së Jashtme në Bashkimin Europian Josep Borrell ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për integrimin në BE.

Ai u ndal edhe te sulmi kibernetik me të cilin është përballur Shqipëria gjatë ditëve të fundit ndërsa shtoi se vendi jonë mund të mbështetet te Bashkimi Europian.

“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE dhe sot kjo rëndësi po tregohet. E rëndësishme për Shqipërinë dhe BE në tërësi. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet për të shpejtuar reformat e BE. Dhe duke pasururar standardin e BE përmes këtij procesi duke risjellë shoqërinë shqiptare. Sa i përket aspekteve të politikës së jashtme dhe sigurisë dhe harmonizimi juaj në Këshillin e Sigurimit në OKB reflekton drejtimin që keni zgjedhur.

Kjo vjen me një çmim të lartë duke u bërë pjesë e një liste të disa vendeve të padëshirueshme. Në qershor kemi thënë që ju keni harmonizimin me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE. Në këto kohë asgjë nuk është më e qartë se një politikë e jashtme e tillë. Marrëdhëniet tona nuk janë transaksione interesi.

Shqipëria do të mbështet nga BE për t’u përballur me ndikimet armiqësore të vendeve të treta. E dimë sa e vështirë ka qenë për ju që të përballeni me pasojat e luftës s ai përket çmimeve të energjisë elektrike. Shqipëria u shënjestrua nga një sulm kibernetik. Pamë një veprim për t’u përballur në këtë rrezik veçanërisht ata që janë afër politikave tona në rajon”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN