MENU
klinika

Hapja e negociatave

Varhelyi: Durimi juaj strategjik u shpërblye

19.07.2022 - 12:23

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi është shprehur se hapja e negociatave është një ditë historike për Shqipërinë dhe Unionin.

Në fjalën e tij në Konferencën e parë Ndërqeveritare, Varhelyi u shpreh se “durimi u shpërblye dhe se puna e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit është për tu lavdëruar”.

‘Është kënaqësi e madhe t’ju drejtohem sot. Është një ditë historike për BE dhe Shqipërinë. Durimi strategjik është shpërblyer, ju përgëzoj për këtë sukses të arritur. Falënderoj presidencën çeke dhe Presidencat e mëparshme për përpjekjet e pareshtura për të arritur në këtë ditë.

Shqipëria është bend kandidat me qëllim për tu bërë pjesë e BE. Kemi punuar fort dhe kemi qëndruar pranë jush. Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kushtet, keni reformuar institucionet demokratike, lufta kundër korrupsioni dhe krimit është për tu lavdëruar.

Në këtë fazë të re kërkuese, besoj do të intensifikojë përpjekjet e saj. Jemi të gatshëm të mbështetesim Shqipërinë të marrë përsipër detyrimet për tu bërë pjesë e BE. Kjo kërkon koordinim mes institucionet tuajave. Besoj në ju. Do të ishte thelbësore të komunikoni me publikun e gjerë me shanset që ofron ky anëtarësim, BE do ju këshillojë, përfshirë asistencë financiare. Objektivi ynë është qe Shqipëria të jetë e mirë përgatitur kur të vijë dita për tu bërë pjesë e BE, që shpresoj të vijë shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftuam kundër besimit se kjo nuk do ndodhte kurrë!"

Rama në konferencën e parë ndërqeveritare