MENU
klinika

Skenari

Hila: “Partia e Lirisë” e Metës, streha e Berishës nëse i marrin PD-në nga duart!

26.07.2022 - 20:21

Në rubrikën Komenti i Ditës në Dritare TV, gazetari Dritan Hila foli për temën më të bujshme që nga dita e djeshme, ndryshimin e emrit dhe logos së LSI dhe vendosjen e kësaj partise sërish në duart e ish-presidentit Meta.

Zoti Hila foli edhe për ndryshimin e emrit dhe logos të LSI në Partia e Lirisë për të cilën tha se largoi çdo element të majtë që mund të gjendej brenda saj. Ai e quajti atë gjithashtu një zgjatesë të Shtëpisë së Lirisë, duke thënë se në të ardhmen mund të shërbente edhe si një strehë e ish-kryeministrit Sali Berisha nëse Gjykata vendoste kundër tij.

“Kemi një rikthim të Ilir Metës i cili mezi priti mbarimin e mandatit presidencial dhe të kthehej në parti me motorë të ndezur dhe të niste projektimin e asaj çka do të jetë tani partia e tij, një parti me logo të re që do të quhet Partia e Lirisë. Kjo është një strategji që në të ardhmen do të tregojë dhe një lloj ndryshimi në qasjen ndaj politikës. Meta e ka shpjeguar që do ketë një qasje ndryshe nga e tanishmja që do bazohet në denoncimet dhe në protesta. Sa do jenë efektive ngelet për t’u parë.

Mendoj që denoncimet bëjnë punë, por deri aty sa sensibilizojnë opinionin publik, por nuk e dëmtojnë shumë pushtetin. Ato që e dëmtojnë janë protestat dhe në këtë pikë atij i dudhet se s’bën një bashkëpunim me PD, e cila ka numrin nevojshëm të protestuesve. Metës i pëlqen të përmendë shpesh popullin e marsit, pro sheshi i protestës ishte i mbushur me protestues. Se sa do dalin ata ta mbështesin Metën kjo ngelet për t’u parë. Ata nuk e kanë fuqinë për ta mbajtur qeverinë në presion të vazhdueshëm. PD ka një problem, që po kalon një krizë. Kemi Berishën që ka fraksionin ë mendohet se është fraksioni më i madh i PD dhe PD zyrtare si dhe partinë e të paangazhuarve që nuk bëjnë pjesë tek asnjëra. Ka dhe një problem pasi mes PD dhe LSI asnjëherë nuk ka rrjedhur një gjak i mirë, nuk e shohin shumë veten tek njeri-tjetri.

Ndoshta me ndryshimin e logos dhe ideve, Ilir Meta bëri një të mirë sepse e largoi partinë nga një imazh i majtë. Faktikisht kjo parti nuk ka më asnjë gjë të majtë në brendinë e saj, por i jep një preje paska nacionaliste. Ndoshta kjo do shërbejë edhe si një strehë për Sali Berishën në të ardhmen, i cilie dhe pse pretendon se PD i takon atij, një vendim gjykate mund t’ia hedhë poshtë këtë retorikë dhe ta detyrojë të kërkojë një strehë që mund të jetë edhe Partia e Lirisë, e cila është një vazhduese e Shtëpisë së Lirisë”, tha Hila.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ja kur e hodha në kosh Berishën!”

Mustafa Nano: PD ka marrë fund që në 1996