Elseid Hysaj është shumë afër largimit nga Lazio. Kapiteni i kombëtares shqiptare u transferua te bardhekaltrit verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës 6-vjeçare me Napolin.
28-vjeçari shkodran nuk la shumë gjurmë në sezonin e parë në kryeqytetin italian, saqë edhe Maurizio Sarri, trajneri i cili ka merita të mëdha në karrierën e anësorit të djathtë, nuk është kundër shitjes së tij.
Në skenë kanë dalë Valencia dhe Gennaro Gattuso. Ky i fundit e njeh mirë dhe e vlerëson Hysajn, me të cilin punoi kur drejtoi Napolin. Ish-mesfushori i njohur e do me vete në Spanjë lojtarin shqiptar.
“Il Messagero” raporton se drejtuesit e Valencias janë gati t’i ofrojnë Lazios 5 milionë euro për Hysajn, i cili me kalimin në La Liga do të niste aventurën e parë jashtë Italisë. Një aferë e mirë për Lazion, [asi Hysaj u mor me kosto zero.