“Kampioni i botës më 2006 është i tërbuar. Sidomos për shkak se është përfshirë Isabel e vogël, e cila padashur ka vepruar si ‘spiune’, duke i treguar nënës së saj pasditet e kaluara me të atin dhe dy miqtë e rinj, fëmijët e Noemi Bocchi, – shkruan “Gazzetta delo Sport”.
Akuzat që, sipas burimeve shumë pranë Francesco Tottit, refuzohen si marrëzi gjigante, gënjeshtra, mashtrime, shpifje të pabaza. Përhapen nga ata që kanë interes të shkaktojnë kaq shumë bujë mediatike. Ai sigurisht nuk e kufizon dot, por së shpejti mund të vendosë të flasë. Ndoshta pas 48 orësh.
Ndërkohë, ende nuk kanë nisur praktikat e ndarjes mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Marrëdhëniet mes ish-bashkëshortëve do të ishin të tensionuara dhe të ndërlikuara pas ndërhyrjes së një të treti mes tyre. Praktikat për ndarjen mes Tottit dhe Ilary do të ndërpriteshin pasi mungon njëra nga dy palët në fjalë.
Ilary Blasi ka qenë gjithmonë me pushime në periudhën e fundit. Së pari në Tanzani, pastaj në Sabaudia. Prezantuesja mbërriti në kryeqytetin italian me vajzat e saj Chanel dhe Isabel, ndërsa Francesco qëndroi në shtëpinë që kanë në Eur bashkë me djalin e tij të madh, Christian.
Sipas thashethemeve të raportuara nga “Chi”, Ilary Blasi do ta zbulonte tradhtinë e pretenduar të Tottit fillimisht falë disa fjalëve të vogëlushes Isabel, pastaj me ndihmën e një hetuesi privat.