MENU
klinika

Zikaltrit në dilema

I vetëofrohet Inter, “stërkëmbësh” për Dybala

09.07.2022 - 12:46

Inter vazhdon të punojë me ritme të lartë në merkato. Janë tre lojtarë në dalje, Vidal, Sanchez dhe Dzeko. Ëndrra “Dybala” është e gjallë, por edhe mbase disi e dalë në plan të dytë.

Sidomos nëse bazohemi te vizita që ka bërë në selinë e zikaltërve në orët e fundit Musa Sisoko. Ish-mesfushori i Tottenham aktualisht bën menaxherin dhe ndër lojtarët për të cilët kujdeset është Dembele.

Atij sapo i ka përfunduar kontrata me Barcelonën dhe është pa skuadër. Për këtë arsye, destinacioni i radhës mund të jetë Interi. Dëmtimet e shumta i kanë penalizuar rritjen, por kur është në formë, 25-vjeçari është nga ata futbollistë që bëjnë diferencën.

Mbi cilësinë e tij nuk ka dyshime, teksa zbritjet e tij mund të krahasohen edhe me ato të Mbappe. Këtë e dëshmojnë edhe 190 milionë eurot që vlente kartoni i tij në shkurt të 2019-s sipas “Transfermarkt”.

Aktualisht vlera e Dembelesë nuk i kalon 40 milionët, por duke qenë lojtar i lirë, Inter po mendon se thjesht punësimi i tij do të ishte një rrugëzgjidhje për t’i dhënë një shigjetë më tepër Inzagit për harkun e tij.

Barcelona e bleu për 140 milionë euro pesë vite më parë, por francezi zbriti në fushë vetëm 150 herë mes kampionatit dhe turneve të tjerë duke shënuar 32 herë. Shumë pak, nga një profil për të cilin kishte pritshmëri të larta, të cilat, mbase, mund t’i respektojë tek Inter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pogba u shit 105 mln euro, erdhi falas

Dy herë me kosto zero, afera më e madhe e Juves