MENU
klinika

Dritan Hila

Ikja e Mazit sjell vlerë të munguar në negociatat me BE

25.07.2022 - 12:43

Zef Mazi eshte nje diplomat kariere. Eshte nje nder kater-pese diplomatet e kalibrit qe ka ende gjalle Shqiperia dhe qe fatkeqesisht ose jane ne pension ose ne prag te tij.

I mesuar qysh heret ne korridoret e pushtetit, ai ka ditur te levize dhe ruaje profilin e tij prej nepunesi te shtetit. Me rezidence kryesisht Vienen, Mazi ka krijuar networkun e tij mes te huajve, dhe perfaqesuesve ne organizatat nderkombetare qe Vienen e kane seli te tyre po aq sa Gjeneven, ne mos me shume. Eshte njohes i mire i ketyre organizatave dhe i vetmi qe ka punuar si funksionar i rendesishem dhe jo si klerk prane tyre. Sallonet diplomatike jane ujerat ku Mazi di te notoje me mire se kudo. Edhe pse me resurse te limituara financiare dhe njerezore, edhe pse diplomacia e nje vendi varet shume nga permasat e tij territoriale dhe njerezore, ai ja doli me se miri te çante shtegun e veshtire te vendit tone drejt hapjes se negociatave.

Largimi i tij nga pozicioni, sidomos tani qe problemet jane kryesisht te profilit teknik dhe diplomatik, eshte nje vlere e munguar per ne pasi ne keto pune e rendesishme eshte te dish te orientohesh dhe negociosh ne sallonet e diplomacise dhe jo ne korridoret e kryeministrise.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për t'u mbajtur mend

Facebook Mania, komentet

"PD do të rrijë gatitu para plakut Berisha"

Dritan Hila: E premtja do të jetë e zezë vetëm për opozitën