MENU
klinika

"E zgjodhën ata fituesin! Urdhri i vetëm që kam firmosur"

Ilir Beqaj “padit” në SPAK Komisionin e Vlerësimit të Ofertave

20.07.2022 - 11:54

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ia ka shkarkuar Komisionit të Vlerësimit të Ofertave përgjegjësinë në lidhje me koncesionin e sterilizimit, duke thënë se kanë qenë ata që kanë përzgjedhur fituesin.

Burime jozyrtare thanë se gjatë dëshmisë së tij prej 9 orësh, ish-zyrtari i Shëndetësisë ka thënë se ministri ka pasur rol vetëm në nxjerrjen e urdhrit për hapjen e procedurës koncesionare. Edhe pse ka pranuar se firmën mbi kontratë e ka hedhur vetë ai, Beqaj ka sqaruar më tej se kushtet dhe përmbajtja e marrëveshjes koncesionare janë përcaktuar nga një ekip i përbashkët i Ministrisë dhe bashkimit të kompanive fituese.

Referuar të dhënave, bëhet me dije se ndër të tjera, ai është pyetur mbi mundësinë e marrjes së përfitimeve nga ai koncesion, për të cilin në fakt është folur prej 7 vitesh thuajse çdo vit, por Prokuroria e Tiranës vendosi ta mbyllte çështjen pasi, sipas saj, nuk mundi të gjente dot elemente të veprës penale në atë që ishte kallëzuar dhe më pas hetuar nga organi hetimor i Tiranës.

Ilir Beqja bëhet me dije se ka mohuar të ketë shkelur ligjin në asnjë moment, pasi ai thjesht ka vepruar në anë procedurale, duke treguar se gjithçka ka qenë në duart e personave të përgjegjshëm. Ai po ashtu ka folur gjatë mbi ekzistencën e konfliktit të interesit me njohjen e procedurave ndaj biznesmenit përfitues të kontratës, por Beqja sërish ka mohuar të ketë njohje apo lidhje me të, ndonëse përfituesi e ka pritur edhe në Itali, e konkretisht në Peruxha ish-ministrin.

Por edhe pse nuk rëndojnë ende hetime të regjistruara ndaj tij, ditën e djeshme, për 8 orë ai është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e krimit. Për të njëjtin hetim është pyetur më herët 3 herë rresht ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe të gjithë anëtarët e komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dëshmoi ish-ministri i PS-së

Ilir Beqaj 9 orë përballë prokurorëve të SPAK!


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!