“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një vajzë 25-vjeçare dhe doja të dija se çfarë duhet të përdoret në rastet e infeksioneve urinare.
Mjeku: Së pari doja t’ju sqaroja se mjekimi i infeksioneve urinare bëhet sipas shkakut që çon në shfaqjen e infeksionit dhe duhet bërë në bazë të një urokulture (mbjellje të urinës). Nga sa përshkruani nuk mund të përcaktoj qartë se çfarë duhet të merrni vetëm dua tju rekomandoja të bëni një urokulturë dhe më pas kontroll te mjeku specialist. Mos tentoni të përdorni antibiotikë pa rekomandimin e mjekut, sepse mjekimi pa kriter mund të çojë në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë apo rezistencë mikrobiale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.