Shumat që po investohen në futboll vitet e fundit janë marramendëse. Por mes shumë faktorëve që kanë ndikuar në këtë rritje të investimeve, ndër më vendimtarët ngelen pronësitë, që kanë ndryshuar vlerat e tregut.
Kjo edhe nisur edhe nga gjendja që ekonomike që kanë gjetur në momentin e blerjes. Në analizën e fundit të bërë nga “La Reppubbliça”, mbi shpenzimet që kanë kryer klubet në dekadën e fundit, kryesojnë ato italiane.
PODIUMI – Në krye të listës së klubeve që kanë shpenzuar më shumë në periudhën 2011-2021 qëndron Inter. Zikaltrit kanë ndërruar tri herë pronësinë gjatë kësaj kohe, me Moratti, Tohir dhe pronarin aktual Steven Zhang, duke e dërguar në 997 milionë euro shumën e shpenzuar nga të tre bashkë.
Kjo duke llogaritur këtu gjithë kapitalin e investuar që nga merkatoja deri te borxhet. Me një diferencë jo shumë të madhe, vendin e dytë e mban Milan me 915 milionë euro shpenzime, 659 prej të cilave i përkasin fondit “Elliott” që erdhi në krye në 2018.
Në podium gjendet edhe Chelsea i Roman Abramovich me 791 milionë euro shpenzime, ndërkohë që për të parë Juventus do të duhet të shkojmë në vendin e 7-të, ku gjenden bardhezinjtë me 417 milionë euro.
Do të ishte një tjetër pasqyrë për torinezët nëse do të llogaritej edhe bilanci i vitit që lamë pas, kur pronësia bardhezi e shtoi kapitalin e investuar me 400 milionë euro.
PSG e CITY – Jashtë liste nuk mund të mbeteshin as PSG dhe Manchester City, shumat e të cilëve edhe pse më të larta në merkato, janë ndihmuar nga borxhet më të ulëta krahasuar me italianet, për t’u renditur më poshtë në këtë klasifikim.
Kështu, del në pah fakti që këto shpenzime nuk kanë shkuar paralel me rezultatet, me Interin që rezulton të jetë shpërdoruesi më i madh i dekadës.