MENU
klinika

Tenis

Ironia e fatit, një ruse triumfon në Wimbledon

09.07.2022 - 21:00

Tenistja ruse me pasaportë kazake Elena Rybakina (orgnizatorët këtë vit ndaluan tenistët rusë dhe bjellorusë) fitoi sot pasdite grand slam të Wimbledon. Ky është triumfi i saj i parë në karrierë në një turne të madh. Në finalen e luajtur në Londër, ajo mposhti 2-1 rivalen tuniziane Ons Jabeur (3-6, 6-2, 6-2).

Fitore me përmbysje e tenistes kazake, që arriti të kthejë në favorin e saj ndeshjen, pas disavantazhit të setit të parë. Nga ana tjetër, Jabeur synonte të shkruante historinë e këtij sporti, duke u bërë teniastja e parë afrikane që fiton një grand slam, por pa sukses.

Jabeur e nisi mirë ndeshjen, duke qenë superiore në fushë në setin e parë, ku dominon në cdo drejtim dhe fiton 6-3. Por këtu ndalet loja e saj dhe në fushë dominon Rybakina, që fiton me shifrat 6-2, 6-2 dy setet tjera. Ajo arrin të rikuperojë, falë një loje më të mirë, ku nuk njeh pengesa e rivale.

Emocione dhe lot pas përfundimit të ndeshjes për Rybakina (numri 17 në botë), që bëhet tenistja e parë kazake që fiton një grand slam. Në finalen e saj të parë ajo arrin të triumfojë, duke shkruar historinë dhe duke hyrë në librin e artë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN