MENU
klinika

Lojërat Mesdhetare

Italia e para, ja ku u rendit Shqipëria dhe Kosova

07.07.2022 - 15:24

Ka përfunduar në Algjeri edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhare. Në “Oran 2022” triumfoi Italia, si shteti që siguroi më shumë medalje se çdo vend tjetër (159 në total), duke lënë pas Turqinë dhe Francën.

Vendi organizator u klasifikua i katërti. Në këtë event mori pjesë me 29 sportistë edhe Shqipëria, që e mbylli në vendin e 18-të mes 24 vendeve pjesëmarrëse. Delegacioni kuqezi siguroi në këtë event 4 medalje: Dy të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Medaljet e arta erdhën nga atletja Luiza Gega (3000 metra me pengesa) dhe mundësi Zelimkhan Abakarov (pesha 65kg). Medalja e argjendtë u fitua nga peshëngritësi Erkand Qerimaj (në stilin e shkëputjes, pesha 73kg), ndërsa ajo e bronztë nga mundësi Islam Dudaev (pesha 74kg).

Shqipëria pati edhe dy vende të katërta, me mundësi Osman Hajdari dhe atletin Franko Burraj, që vendosi rekord kombëtar në 400 metra. Një rekord kombëtar u vendos edhe në not, ndërkohë që zhgënjyen sporte si qitja, xhudo, tenisi etj.

Kosova edhe njëherë tjetër iu fal xhudos, duke marrë 6 medalje, 3 ari dhe 3 bronzi. Falë këtyre medaljeve, u rendit në vendin e 16-të, dy vende para Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës