MENU
klinika

Gazetari i njohur zbulon sekretet

Jeni kurioz se sa përfitojnë Vipat shqiptarë nga rrjetet sociale?

08.07.2022 - 10:11

Nuk ka dyshim që rrjetet sociale janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës të secilit prej nesh e sidomos pas periudhës së pandemisë. Gazetari Eraldo Rexho ka folur për marketingun online, ku personazhe të njohur të cilët kanë mijëra ndjekës përfitojnë më shumë. Sipas tij për reklaminin e produkteve apo shërbimeve të ndryshme në llogaritë e tyre në rrjetet sociale fitimet e VIP-ave variojnë nga 300-5000 euro.

“Shumë biznese e kanë orientuar komunikimin e tyre në digjital në marketingun online dhe personazhet e famshëm janë ata që përfitojnë më shumë nga e gjitha kjo. Shumë prej tyre kanë kontrata vjetore tanimë prej 2-3 vitesh, ndoshta që prej pandemisë ka filluar të funksionojë kjo strategji. Kanë kontrata vjetore dhe arkëtojnë shumë para nga Instagrami. Shifrat fillojnë nga 300 euro për ‘story’ dhe pastaj 500, deri në 5000. Është një marrëdhënie e vazhdueshme”– u shpreh ai.

Eraldo madje u shpreh se nëse një personazhi publik do t’i vidhej Instagrami do të ishte fundi i botës për të. Në emision ishte e ftuar edhe Monika Lubonja, të cilës së fundmi i ka ndodhur pikërisht kjo. Asaj i është vjedhur llogaria e saj në Instagram dhe e cilësoi rrjetin social si një “mjet jetese” në ditët e sotme.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat