MENU
klinika

Ja për se bëhet fjalë

Jo vetëm rusët, edhe ukrainasit hedhin në gjyq FIFA-n

18.07.2022 - 20:22

Në momentet e para të gjithë u solidarizuan me Ukrainën, madje edhe vetë FIFA, duke përjashtuar rusët nga kompeticionet e saj. Por tani edhe ukrainasit kanë dalë kundër FIFA-s.

Në muajin mars, FIFA vendosi që lojtarët dhe trajnerët e huaj që ishin të punësuar nga klubet ukrainas, të mund të ndërprisnin kontratat e punës që kishin deri në vitin 2023.

Një situatë e cila ka nxjerrë menjëherë në treg dhjetëra futbollistë, por me klubet që nuk kanë përfituar asgjë, pasi ata janë lënë lojtarë të lirë praktikisht nga FIFA.

Kështu, Shakhtar Donetsk i është drejtuar CAS të Laussanne duke kërkuar që të vlerësojë të pavlefshme këtë urdhëresë të FIFA-s dhe kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh për fitimin e munguar nga lojtarët që i janë larguar.

“U desh ta bënim për shkak të vendimit shumë të padrejtë të FIFA-s. Pasojat do të thonë se do vazhdojmë të kemi humbje të ndjeshme në krahasim me marrëveshjet që mendonim të kryenim.

FIFA nuk u mundua të mbronte klubet, në asnjë fazë nuk u konsultua me ne për të gjetur një zgjidhje. Duket sikur po injorojnë gjendjen aktuale dhe po sulmojnë klubet ukrainase që nga fillimi i luftës”, – tha Sergei Palkin, shefi ekzekutiv i Shakhtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN