MENU
klinika

Shqyrtohet lista e personave të kontaktit

Joe Biden infektohet me koronavirus

21.07.2022 - 17:32

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka simptoma të lehta. Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë të enjten.

Po ashtu, bëhet e ditur se Biden do të vijojë me detyrat e tij nga zyra ndërsa ka filluar që të marrë një terapi me antiviralë Paxlovid.

Ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në një deklaratë.

Në takime do të marrë pjesë duke zhvilluar biseda telefonike dhe lidhje me video përmes Zoom.

Nderkohe po shqyrtohet lista e personaliteteve me te cilet eshte takuar, duke pasur parasysh se ka qene ne nje tur vizitash me Arabine Saudite dhe vendet e tjera arabe.