MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam konsumuar marijuanë dhe kam probleme…

20.07.2022 - 09:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Kam konsumuar marijuanë mbi 10 herë. Tani unë kam ankesë me frymëmarrjen, nuk ngopem mirë me frymë. Ju lutem, a mund të më ndihmoni duke më treguar efektet dhe a ka ndonjë kurim?

Mjeku: Nëse është përdorur 10 herë marijuanë, nuk ka ndonjë efekt të dukshëm anësor në hundë. Përdorimi i zgjatur i marijuanës mund të japë dëmtim kronik të mukozave të hundës deri në atrofi të mukozave. Duhet të bëni patjetër një vizitë te mjeku otorinolaringolog (ORL) për këto ankesa që referoni, pasi mund të keni ndonjë problem shoqërues të hundës: zmadhim (hipertrofi) të mishrave të brendshëm të hundës, shtrembërim të perdes ndarëse etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN