MENU
klinika

"Mendon se është ende në kohën kur vinte gjoba"

Kapllanaj ‘shpërthen’ ndaj Berishës

13.07.2022 - 22:02

Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të Floriana Garos, e cila publikoi disa dokumente sipas të cilave dëshmonin tenderat që ka përfituar ish-kreu i PD-së së Mallakastrës.

Në një postim në Facebook, Kapllanaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është fshehur pas një gruaje për të bërë sulmet e tij. Sipas Kapllanajt, ka ikur koha kur Berisha dhe familja e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender.

Ndër të tjera, Kapllanaj i sjell në vëmendje Berishës disa akuza ndaj familjarëve të tij për kompaninë e boronicave dhe lojërave të fatit.

Reagimi i Agron Kapllanajt:

Sali Berisha ka ngatërruar adresë. Mendon se jeton ende në kohën kur ai dhe familjarët e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender. Tani që kjo kohë ka mbaruar, numërojnë tenderat publikë si lek gjobash që u mungojnë në arkën e shtëpisë. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të vazhdojë e njëjta tabllo edhe pas 25 prillit?

Bedri Islami: A mund të përparojë shteti pa ndëshkimin e klasës politike?

Të dënuar për vjedhje, të dënuar të shumëfishtë, zjarrvënës...

“Çunat problematik” të Lulzim Bashës