MENU
klinika

Studimi tregon përfitimet

Këto janë arsyet pse duhet të udhëtoni shpesh

11.07.2022 - 10:56

“A je në mend? Nuk kam para të mjaftueshme për të shkuar në pushime”, “Duhet të kujdesem për fëmijët” etj.

Sidoqoftë, për të kuptuar më mirë se sa i rëndësishëm është pushimi, shkenca dhe shumë aventuristë kanë disa gjëra për t’ju treguar.

Fiziologjikisht, udhëtimi është dhuratë për trupin

Së pari, një studim ka zbuluar se akti i thjesht i të planifikuarit një udhëtim i ka bërë njerëzit më shumë të lumtur sesa rikthimi nga udhëtimi.

Pas kësaj, është shëndeti i zemrës. Disa hulumtues kanë treguar se njerëzit që udhëtojnë rregullisht kanë më pak mundësi të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në zemër.

Gjithashtu, udhëtimet e përmirësojnë shtypjen e lartë të gjakut dhe sistemin e imunitetit.

Keni ndjesi të veçantë

Rikthimi nga një udhëtim i gjatë ju bën të ndjeheni sikurse keni rënë në dashuri. Vendlindja që dikur dukej “normale” tani ka kuptim më të madh, ngjyra tjera dhe më shumë mundësi. Kjo ndodh për shkak se eksplorimi i vendeve të reja e rritë nivelin e dopaminës, njëjtë sikur kur e gjeni fatin e jetës.

Gjeneroni ide, projekte dhe qëllime të reja

Ndryshimet e trurit që i përjetoni gjatë udhëtimit bëjnë që të bëheni më të mirë në zgjidhjen e problemeve të përditshme në punë, e gjithashtu mund të jenë shkaktar i kreativitetit tuaj për vitet e ardhshme.

Në një studim tjetër, thuhet se njerëzit që kanë studiuar jashtë vendit ishin 20 për qind më të suksesshëm në zgjidhjen e problemeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist/ Për vite në vazhdim

Kaosi i udhëtimit do të zgjasë përtej verës

Ju tregojmë përfitimet!

Pse na pëlqen, të udhëtojmë?