Boris Johnson dha dorëheqjen ditën e sotme si Kryeministër i Anglisë dhe duket se Chelsea i ka bërë të qarta mendimet se kush duhet ta marrë detyrën. Me anë të një postim në “Twitter”, Blutë e Londrës kanë gjetur kohë të bëjnë pak humor.
Chelsea ka nominuar trajnerin e vet për Kryeministër të Anglisë, si një emër i popullarizuar në mesin e tifozëve blu, duke postuar një foto të një baneri që shfaqet në “Stamford Bridge”.
Banderola “Tuchel për PM (kryeministër)” shkon vetëm për të treguar popullaritetin e trajnerit gjerman në klubin londinez. Gjermani i ka sjellë sukses klubit të Londrës që kur u emërua si pasardhësi i Frank Lampard në janar 2021, ku spikat trofeu i Champions League.
It’s time. 😉 pic.twitter.com/uuokXShrEg
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 7, 2022