MENU
klinika

36-vjeçari ishte në pritje të fëmijës së dytë

Koha e gabuar/ Miku i Brilant Martinajt u përfshi rastësisht në masakrën e Fushë Krujës

19.07.2022 - 16:19

Besmir Hoxha një nga viktimat e atentatit mafioz dy ditë më parë në Fushë Krujë ishte baba i një fëmije të vogël 2-vjeç dhe ishte në pritje për t’u bërë baba sërish.

Dyshimet janë se ai është ndodhur rastësisht në automjet me dy viktimat e tjera. Dyshohet se Brilant Martinaj ishte takuar rastësisht në rrugë Besmir Hoxhën dhe ai i ka kërkuar që ta shoqërojë deri te servisi, në zonën e Tapizës, ku kishte çuar një makinë për ta riparuar.

Nga hetimet ka dyshime se një person e ka tradhtuar objektivin e atentatit Brilant Martinaj në pritë në zonën e mbikalimit në Fushë Krujë, duke i dhënë informacione atentatorëve se ai po lëvizte me makinën e Besmir Hoxhës, e cila nuk ishte e blinduar.