MENU
klinika

Detaje nga ngjarja e rëndë

Krim brenda familjes, djali vret babain në Lushnje

06.07.2022 - 17:05

– Një krim në familje ka ndodhur në fshatin Remas të Divjakës. Viktima mësohet se është M.Stasa 85 vjeç, ndërsa autor i dyshuar është djali i tij A.Stasa, i cili nuk është arrestuar ende.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se djali e ka mbytur babain me duar.

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin