Kryeministri italian, Mario Draghi ka njoftuar në Këshillin e Ministrave se do të japë dorëheqjen. Në fjalën e tij, që zgjati vetem 15 minuta, Draghi u shpreh se “pakti i besimit ka dështuar”.
“Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të ecë përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin e tyre.
Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të përballuar sfidat e këtyre muajve. Këto kushte nuk janë më”, tha kryeministri.
“Votimet e sotme në Parlament janë një ngjarje shumë domethënëse nga pikëpamja politike”, shkruante Draghi në njoftimin e tij të lexuar para ministrave dhe më pas të bërë publike për shtypin.
“Ditët e fundit, nga ana ime, ka pasur angazhimin maksimal për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë ngritur nga forcat politike”, tha nder te tjera Draghi.