Klubet pretendojnë që futbollistët të stërviten edhe kur largohen nga qendra stërvitore. Faza përgatitore, ndër të tjera, është periudha më e ashpër e stërvitjes e sezonit dhe askush nuk ka dëshirë të djersijë edhe kur është në shtëpi.
Këtë teori e ka konfirmuar ish-lojtari i Bayer Leverkusen, Stefan Kiessling, i cili ka deklaruar se në të kaluarën ka mashtruar me ushtrimet përgatitore falë… gruas së tij.
Sistemi i mashtrimit – Për shkak të gjatësisë së tij 190 cm, pika e tij e fortë nuk ka qenë asnjëherë vrapimi, por është edhe e vërtetë se ku duhej të sakrifikohej për skuadrën, qendërsulmuesi ishte i pari që kthehej mbrapa dhe vendosej para mbrojtjes.
Megjithatë, Kiessling nuk ka patur kurrë dëshirë të vrapojë më kot. Kështu, kur mundte, ia linte disa ushtrime gruas së tij. Si? Është shumë e thjeshtë. Stërvitjet e monitoruara që duhej të bëheshin jashtë qendrës sportive zhvillohen në mënyrë autonome dhe me sa duket ekziston një mënyrë për të mashtruar.
Fati më i madh i Kiessling? – Përveç talentit, gruaja e tij ishte e gatshme të përfitonte nga detyrat e shtëpisë së bashkëshortit për qëndruar në formë. Gjithçka e lehtë Kështu, sulmuesi i lindur në Bavari në 1984-ën ia dorëzonte gruas orën që maste frekuencat kardiake dhe… kaq.
Ja si e ka shpjeguar vetë ai pak kohë më parë në një intervistë të dhënë për SportBild: “Nuk i kam bërë kurrë në 100 për qind ushtrimet përgatitore. Të japin një orë që mat frekuencën kardiake dhe memorizon gjithë ushtrimin. Duke parë se gruaja ime është shumë atletike, ajo ka bërë disa vrapime në vendim tim. E ka bërë aq mirë sa askush nuk e ka vënë re”.
Sot Kiessling nuk ka më nevojë të mashtrojë: pas 12 vitesh te Leverkusen është larguar nga futbolli dhe është bërë pjesë e stafit drejtues të klubit gjerman. Sigurisht, nuk është shembulli më i mirë për lojtarët e rinj të klubit…