Veçimi i detyruar është njohur në Shqipëri, jo vetëm së fundmi, për frenimin e virusit Covid-19, apo lisë së majmunëve. Në kohën e mbretërisë, kundër përhapjes së gripit këshillohej izolimi.
Dokumenti i mëposhtëm, – i mundësuar nga Drejtoria e Arkivave – ështënjë shpallje e vitit 1933, mbi masat karantinuese ndaj gripit, njofton
“1. Semundja GRIP është e perhapun ku do dhe duhet që të sëmurit të rinë brënda në dhoma të ngrofta tuej pijë gjana me ujë të ngroftë, si çaj, qumësht, lule blini e lule shtogu.
2. Për mos përhapjen e semundjes ma shumë duhet që të sëmurët të veçohen në ato shtepina qi ka ra semundja e te mos hyne e te dalin njerzit e pa semurë pa shkue 10 dite nga data e te semurit te fundit.
Prefekti: A. Nepravishta”