MENU
klinika

Nga dënimi me 12 vite burg në Itali te arrestimi në Shqipëri

Kush është 58-vjeçari nga Divjaka që vrau babain

06.07.2022 - 17:47

Divjaka u trondit sot nga një krim i rëndë, ku djali vrau babin e tij të moshuar. Ngjarja ndodhi në Remas të Divjakës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se duke iu referuar burimeve, autori i krimit, Andrea Stasa rezulton me precedent penal. Mësohet se 58-vjeçari ka qenë i dënuar me 12 vite burg në Itali, për çështje trafiqesh, ndërsa nuk kishte shumë që kishte dalë nga burgu.

Po ashtu, Kuçi raporton se autori dhe para një viti është arrestuar në Shqipëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Stasa, pasi goditi disa herë me grushte të atin, mbyti 85-vjeçarin Mitër Stasa. Viktima jetonte bashkë me dy djemtë e tij në një banesë, të cilët thuhet se kanë probleme të shëndetit mendor.

Autori, në momentin që është kapur nga policia ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa tentonte që të arratisej.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier