MENU
klinika

Ndërroi jetë në moshë të re!

Kush është shqiptarja që humbi jetën tragjikisht në aksident

01.07.2022 - 17:39

Një 18-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për Bianca Papushallaj, e cila humbi jetën si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një pemë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë në Torretta di Legnago, në zonën e Veronese ku si pasojë Papushallaj humbi jetën në vend ndërkohë që ka mbetur e plagosur dhe mikesha e saj.

Raportohet se dy të rejat ishin nisur drejt Legnago-s, por papritur, rreth orës 21:00, mjeti devijon nga rruga dhe makina përplaset me një pemë.

E reja vdiq menjëherë, ndërsa shoqja e saj, me inicialet M.C, ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin e Veronës.

Bianca ishte nxënëse e shkollës së mesme artistike Munari në Castelmassa. Ajo së fundmi kishte filluar të punonte në fshat si barmene në “Nero Café” në Castelmassa, një vend shumë i njohur nga të rinjtë.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë