MENU
klinika

Ekspertë në qitje, vetëm një plumb “bosh”

Kush i ekzekutoi tre të rinjtë? Çfarë dyshon policia

18.07.2022 - 12:44

Policia ka ndërtuar tashmë dinamikën e atentatit me tre viktima mesditën e djeshme në Fushë Krujë duke marrë edhe dëshmitë e personave që u gjenden rastësisht aty si edhe pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Ekspertët janë kthyer në vendin e ngjarjes siç bën me dije gazetarja e ABC Xhensila Kodra dhe po këqyrin kamerat e sigurisë pasi dyshohet se një makinë i ka ndjekur viktimat që nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës.

Vepruan si komando

Mësohet se ndërkohë që njëra makinë i ndiqte viktimat nga pas në drejtimin Tiranë-Mamurras duke dhënë informacion për vendndodhjen e tyre te autorët, këta të fundit vinin përballë në drejtimin Mamurras-Tiranë.

Sapo viktimat futen te mbikalimi i Fushë Krujës, përballë u del makina e autorëve, e cila në fillim u zë rrugën dhe më pas prej saj dalin në mënyrë të sinkronizuar tre autorët, të cilët të pajisur dy me kallashnikovë dhe njëri me automatik “MP5”, kanë derdhur rreth 90 plumba brenda pak sekondash në drejtim të tyre.

Pasi i ka shpëtuar goditjes së parë, nga dera e pasme e makinës del Diklen Vata, i cili ishte edhe në rolin e badigardit të Brilant Martinajt. Ai mundi të largohet vetëm pak metra nga makina, pasi autorët u kthyen dhe e qëlluan nga afër duke e lënë të vdekur në vend.

Objektivi ishte Brilant Martinaj

Policia dyshon se objektivi i atentatit ishte pikërisht Brilant Martinaj. Kjo, pasi sipas policisë, pjesa më e madhe e plumbave të autorëve ishin në drejtim të pasagjerit në vendin e parë të makinës, ku edhe gjendej i ulur Martinaj.

Pas kryerjes së atentatit dhe sigurimit që nuk kishin lënë asnjë gjallë, autorët largohen sërish në mënyrë të organizuar dhe djegin makinën pak kilometra më tej duke u marrë nga një makinë tjetër, e cila dyshohet pikërisht se ka qenë makina që ndoqi viktimat nga Rinasi deri në Fushë Krujë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse autorët zgjodhën t'i ekzekutonin në një mbikalim

(E PLOTË) Si ndodhi masakra e Fushë-Krujës me 3 viktima