MENU
klinika

Kush bojkotoi votimin

Kuvend, miratohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t

22.07.2022 - 07:59

Parlamenti votoi me 125 vota pro projektrezolutën e paraqitur nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla për t’i konsideruar të pazbatueshme pretendimet e Dick Marty për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së luftës.

Votave të Partisë Socialiste dhe PSD-së i janë bashkuar edhe ato të deputetëve të Partisë Demokratike që nuk janë rreshtuar me Berishën.

Ndërkohë që kreu i PD-së dhe deputetët pro tij, nuk janë marrë pjesë në votim. Gjatë paradites për rreth 4 orë maxhoranca dhe opozita debatuan ashpër për projekt rezolutën, pasi Kuvendi hodhi poshtë një propozim të Enkelejd Alibeajt për të përfshirë edhe gjenocidin serb në tekst.

Kryeministri Rama replikoi gjithashtu ashpër me kreun e PD-së, Berisha të cilin e akuzoi se kur ishte në pushtet i hapi rrugë hetimit të Dick Marty-t përmes një votimi në Këshillin e Europës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“O i pafytyrë!”, tensione në Kuvend

Berisha shkon drejt Ramës, garda e rrethon