MENU
klinika

I hapet rruga çeljes së negociatave

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez

16.07.2022 - 14:50

Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez për heqjen e vetos bullgare. Në këtë mënyrë i hapet rruga çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Ishin 68 deputetë që votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së brakrisën sallën.

Miratimi i propozimit përkthehet në zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me Bullgarinë.

Sakaq, jashtë objektit të Kuvendit në Shkup aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të VMRO-DPMNE-së. g.v/abcnews.al