MENU
klinika

3 fakte tragjike rreth Stalinit

Ky diktator i poshtër… me një jetë të zymtë!

01.07.2022 - 18:27

         Jozef Stalini është një nga horrat më famëkeq të historisë njerëzore. Nën regjimin e tij, populli i Bashkimit Sovjetik përjetoi dekada persekutimi, duke rezultuar në miliona e miliona vdekje. Përpos kësaj, me gjithë fuqinë që zotëronte, jeta personale e Stalinit qe gjithmonë e mbushur me probleme./Konica.al

Babai i Stalinit ishte abuziv

Stalini lindi në 1878 dhe u rrit në qendër të Gjeorgjisë, në Gori. Megjithëse e ëma ishte përgjithësisht e sjellshme dhe e dashur, i ati, Beso, ishte një njeri i tmerrshëm. Beso ishte këpucar, mirëpo varësia nga alkooli ishte shndërruar në një problem serioz. Pinte aq shumë, sa iu desh të mbështetej te nxënësit e vet për të vazhduar biznesin, nga ana tjetër u përfshi në grindje të shumta pijanecësh. Kjo sjellje agresive vazhdoi edhe në shtëpi. Beso ishte i dhunshëm si me gruan, ashtu edhe me djalin. Një herë, do ta rrihte kaq dhunshëm Stalinin, duke i grushtuar veshët dhe e plandosi në dysheme. Në herë tjetër, Beso e hodhi Stalinin aq fort, saqë për ditë të tëra urinoi me gjak. E ëma e inkurajoi Stalinin të merrte arsim fetar, por Beso nuk e priti mirë këtë vendim. Shpeshherë, ai shkonte në shkollën e të birit, në Shkollën e Kishës Gori, dhe kërkonte që Stalini të bëhej këpucar. Madje, një herë e rrëmbeu Stalinin dhe e detyroi të punonte si çirak i tiji. Pa dyshim që sjellja abuzive e Besos, ndikoi te Stalini. Pavarësisht arsimimit fetar, shpesh e imitonte të atin duke u përleshur në shkollë.

Stalini shkaktoi vetëvrasjen e së shoqes

Stalini u martua me Nadezhda Allilujeva në vitin 1919 dhe patën dy fëmijë. Fëmija i parë, Vasili, lindi në vitin 1921. Vajza, Svetlana, lindi në vitin 1926. Fatkeqësisht, martesa ishte larg të qenit një martesë ideale. Shpesh, Stalini dhe Nadezhda kishin mosmarrëveshje personale dhe politike, që ndikonin negativisht në mirëqenien mendore të Nadezhdës, duke e çuar në luhatje humori dhe simptoma skizofrenie. Nadezhda e kaloi mbrëmjen e fundit, në një banket në Kremlin, më 8 nëntor 1932. Gjatë ngjarjes, Stalini dhe Nadezhda patën një tjetër debat. Detajet nuk janë të qarta, por disa burime pohojnë se, Stalini ishte i dehur dhe i hodhi së shoqes ca bishta cigaresh. Nadezhda la banketin dhe u kthye në dhomën e saj. Në orët e para të mëngjesit, ajo vetëvra, duke qëlluar me armë zjarri në zemër. Trupi u zbulua nga një shërbyese dhe një infermiere, disa orë më vonë. Stalini, i tronditur thellë nga kjo tragjedi, gënjeu shtypin duke u thënë se Nadezhda kishte vdekur nga një sëmundje e papritur. Të njëjtën histori u tha edhe fëmijëve. U desh më shumë se një dekadë, që fëmijët ta zbulonin të vërtetën.

ca. 1937 — Original caption: Here is a rare photo of Marshal Josef Stalin holding his daughter, Svetlana. The photo was made in 1937, at Stalin’s country house in the suburbs of Moscow. — Image by (Bettmann/CORBIS)

Stalini kishte një marrëdhënie të vështirë me të birin

Jakov Dzhugashvili lindi në 1907 dhe ishte më i madhi nga tre fëmijët e Stalinit. Nëna e tij (gruaja e parë e Stalinit) vdiq në të njëjtin vit nga një sëmundje e panjohur. Pasi kaloi pjesën më të madhe të edukimit me motrat e së ëmës, Jakovi erdhi në Moskë të jetonte me të atin. Mirëpo, ata të dy nuk ishin njëlloj. Kur Jakov i tha të atit, se donte të martohej me Zoja Guninan, vajzën e një prifti, Stalini u zemërua, duke e bërë Jakovin të tentonte vetëvrasjen. Plumbi nuk qëlloi në zemër, por preku mushkëritë, duke e bërë të kalonte tre muaj në spital. Stalini nuk e fali kurrë Jakovin për atë që kishte bërë, madje hera-herës tallej me të birin që i shkoi huq vetëvrasja. Pas shërimit, Jakovi u martua me Zojën dhe u transferua në Leningrad. Por pas vdekjes së vajzës së tyre të vogël, çifti u nda. Më pas, Jakovi u kthye në Moskë dhe u martua me Julia Meltzer, një kërcimtare çifute. Gjatë luftës së Dytë Botërore, Jakovin e kapën gjermanët dhe e dërguan në një kamp përqendrimi për të burgosurit politikë. Ai u qëllua për vdekje, më 14 prill 1943./Konica.al

 

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen