MENU
klinika

Rritja e rasteve të Covid-19

Ky shtet evropian rikthen mbajtjen e detyrueshme të maskës 1 muaj pasi e hoqi

06.07.2022 - 19:05

Qiproja ka urdhëruar këtë të mërkurë rikthimin e maskve mbrojtëse anti-Covid, pak më shumë se një muaj pasi i hoqi ato.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së infektimeve të reja ditët e fundit.

Kërkesa për të mbajtur maskë për fytyrën në ambientet e brendshme hyn në fuqi të premten, tha Ministri i Shëndetësisë Michalis Hadjipantela.

Qiproja e kishte hequr kërkesën për mbajtjen e maskave në ambiente të brendshme që prej 1 Qershorit.

Qipro nuk raporton më infeksione të përditshme, por javore. 10,879 raste të reja të COVID-19 u shënuan për javën që përfundoi më 1 korrik, krahasuar me 7,263 të një jave më përpara

“Situata është nën kontroll”, tha Haxhipantela.

Që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë në ishull në Mars të vitit 2020, ai ka regjistruar 1,075 vdekje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë...

“Covid-19 u kthye sërish në lajm të parë”