Skuadra e Los Angeles Lakers po përgatitet për një sezon të ri më kompetitiv dhe po bën maksimumin që të ndërtojë një ekip të fortë. Bop Pelinka, shefi i ekipit kalifornian, ka konfirmuar se blerjet e deritanishme do të shërbejnë për ta rritur forcën e skuadrës.
“Kemi lëvizur në merkato, por ajo s’ka përfunduar ende. Synojmë edhe një blerje “big”, që do ta forcojë më tej grupin aktual. Nuk mund të them më shumë”, – tha Pelinka. Duket se ai i referohet transferimit në Los Angeles të Kyrie Irving (Brooklyn Nets), që kërkohet me ngulm.
Ndërkohë, sezonin e ri do të bëhet edhe tërheqja e fanellës nr.16 të Pau Gasol. Basketbollisti 42-vjeçar ka fituar dy tituj kampionë në NBA me Lakers gjatë jashtë sezoneve që qëndroi tek ekipi kalifornian (2009 e 2010), duke krijuar një dyshe ëndrrash me Kobe Bryant.