MENU
klinika

Formula 1

Leclerc siguron “pole position” të shtatë këtë sezon

23.07.2022 - 17:40

Charles Leclerc ka siguruar pole position në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Francës duke lënë mbrapa me 304 të mijtat, Max Verstappen. Nga radha e dytë do të nisen Sergio Perez dhe Lewis Hamilton.

Nga radha e tretë Lando Norris dhe George Russsell. Nga radha e katërt do të nisen Fernando Alonso dhe Yuki Tsunoda. Piloti tjetër i Ferrari-t, Carlos Sainz, do ta nisë nga vendi i fundit garën për shkak të ndërrimit të motorit.

Me pak fjalë do të jetë një garë në malore për spanjollin e Ferrarit, që shpreson të futet në zonën e pikëve, pasi për podium do të ishte mrekulli. Për Leclerc kjo është hera e shtatë që këtë sezon në pole-position.